Thursday, July 25, 2013

Upcycling workshop

Upcycling – “ Me pak imagjinate beje boten tende me te paster” eshte nje nder aktivitetet qe Agjensia e Zhvillimit Ekonomik Lokal “Auleda” zhvilloj gjate “Javes se Aulede-s “per nder te 10 vjetorit te krijimit te saj.
Organizimi i aktivitetit mbeshtetet prej programit SENIOR-A “Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri” i cili zbatohet nga REC Shqiperi dhe financohet nga Qeveria Suedeze, AULEDA eshte bere pjese e Rrjetit te 6 organizatave te shoqerise civile qe adresojne ne menyre te perbashket problemin e Menaxhimit te Mbetjeve.
Ky projekt, se bashku me aktivitetin e sotem, ka per qellim evidentimin e problemeve mjedisore, kryesisht ato lidhur me menaxhimin e mbetjeve, dhe ndergjegjesim apo informim te qytetareve per riciklimin si nje menyre alterntive te trajtimit te mbetjeve.

IMG_3563

Aktiviteti u quajt Upcycling, qe nenkupton transformimin e mbetjeve duke krijuar me to objekte te dobishme, estetike, me kosto shume te ulet dhe shume te bukura si vazo lulesh nga perdorimi i produkteve te ricikluara te qelqit, lule dhe objekte te tjera zbukurimi nga perdorimi i letres se ricikluar, mbajtese lulesh natyrale prej perdorimit te gomave te vjetra te makinave etj.
Target grupi i ketij aktiviteti jane femije, te rinje dhe te reja, nxenes te shkollave te qytetit qe jane perfshire ne menyre aktive ne procesin e riciklimit te mbetjeve. Pjesmarrja e tyre synon te krijoje nje model bashkekohor te trajtimit te mbetjeve ne Shqiperi, ku ndergjegjesimi, kreativiteti dhe replikimi i keij modeli do te jene synimet kryesore te Agjensise Auleda.

IMG_3568

[gallery type="rectangular" ids="504,505,506,507,508,509,510,511,512,513,514,515,516,517,518,519,520,521,522,523,524,525,526,527,528,529,530,531,532,533,534,535"]

[gallery type="rectangular" ids="538,539,540,541,542,543,544,545,546,547,548,549,550,551,552,553,554,555,556,557,558,559"]

No comments:

Post a Comment