Home

Ne kuader te programit SENIOR-A, i cili zbatohet nga REC Shqipëri dhe financohet nga Qeveria Suedeze, AULEDA eshte bere pjese e rrjetit te menaxhimit te sherbimeve mjedisore.

Auleda ne kuader te ketij projekti eshte partner i nje rrjeti prej 6 organizatave qe operojne ne qytete te ndryshme te cilat ne aktivitetin e tyre krahas te tjerash jane te fokusuara tek mjedisi. Qellimi i ketij rrjeti eshte adresimi i problemeve mjedisore ne nje kontest me te gjere, bazuar ne nje metodologji te ndare dhe te diskutuar midis partnereve per menaxhimin e sherbimeve per mbetjet, ujin, territorin, buxhetimin mjedisor si dhe ndotjen e mjedisit urban si dhe sensibilizimin e komunitetit dhe ne menyre te vecante te brezave te rinj per rritjen e kultures mjedisore dhe mbrojtjen e mjedisit.

Drejtuesi i rrjetit: Instituti I Kerkimeve Urbane

Partneret: AULEDA, Vlore; Fondacioni Gjirokastra; Tjeter Vizion, Elbasan; Une Gruaja, Pogradec; Ruajtja dhe Mbrojtja e Mjedisit Natyror, Shkoder.

“Ky botim është bërë i mundur nga një grant i REC në kuadër të programit SENiOR-A “Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri”. Ky program është financuar nga Qeveria Suedeze”

No comments:

Post a Comment